Çmimet e prodhimeve bujqësore shënojnë rënie në Maqedoni

  • 17 July 2017 - 13:58
Çmimet e prodhimeve bujqësore shënojnë rënie në Maqedoni

Enti Shtetëror për Statistika (ESHS) ka publikuar të dhënat më të reja statistikore për bujqësinë për muajin qershor të këtij viti.

Sipas këtyre të dhënave, indeksi i çmimeve në bujqësi në qershor të këtij viti, krahasuar me qershorin e vitit të kaluar, është ulur për 1.3% në import, kurse 9.2% në eksport.

Indeksi i çmimeve importuese në bujqësi në qershor ishte 98.7, në aspekt të mjeteve të harxhuara, kurse 98.9 në aspekt të mjeteve të përcaktuara për investim.

Indeksi i çmimeve eksportuese ishte 87.9. Indeksi i çmimeve te prodhimet blegtorale ishte 98.2.

(Kosova Sot)