Mafio-oligarkët e biznesit i shkaktojnë shtetit miliarda euro dëm

  • 23 July 2017 - 08:15
Mafio-oligarkët e biznesit i shkaktojnë shtetit miliarda euro dëm

Që nga paslufta e deri më sot disa kompani mafio-oligarkike, që janë të lidhura me figurat më të larta politike, që janë në pushtet, tashmë janë shndërruar në perandorë të së keqes. Ndërkaq, analistët thonë se këto biznese të pista, këtë qëllim të tyre e kanë arritur me ndihmesën e politikanëve më të lartë dhe duke vepruar me metoda të nëntokës. Me këtë rast ato biznese të pista u rritën aq shumë nga hiçi për një periudhë të shkurtër vetëm pse pushtetarët e lidhur me ata ua hapën të gjitha dyert e paligjshmërisë, duke shkelur të gjitha ligjet dhe Kushtetutën dhe i bënë multimilionerë, por edhe duke ndarë hisen me ata politikanë. Së këndejmi, analistët e ekonomisë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, vlerësojnë se këto mafio-kompani tashmë janë bërë kërcënimi dhe rreziku më i madh për qytetarët dhe bizneset e ligjshme. Ndaj analistët thonë se e tëra kjo po ndodh me vetë faktin se këto mafio-biznese, duke kapur pushtetin, ata i kanë blerë të gjithë në të tri pushtetet, qofshin policë hetues, prokurorë, gjykatës, nëpunës të lartë shteti etj. Të gjithë individë me peshë të lartë institucionale dhe të cilët ka dyshime të mëdha se janë futur në listat e pagesave mujore të këtyre mafio-oligarkëve të inkriminuar

Image

 

Të paligjshëm dhe të paprekshëm

Lideri i AKB-së, Agim Shahini, tha për "Kosova Sot " se në Kosovë bizneset e paligjshme pothuajse janë të paprekshëm. "Përderisa ata bëjnë biznes të paligjshëm dhe fuqizohen, kjo është një rrezik edhe për institucionet e shtetit, sepse bëhet një paralelizëm, por edhe për bizneset formale, që kanë një konkurrencë jo të drejtë dhe për humbjen e buxhetit", theksoi ai. Prandaj, sipas Shahinit, institucionet e shtetit duhet që çdo biznes ta shikojnë si tatimpagues dhe ta trajtojnë të barabartë në kushtet e tregut të barabartë. "Por, institucionet e shtetit të Kosovës këtë duhet ta bëjnë dhe nëse e kanë bërë pak deri dje, duhet që të fillojnë të bëjnë më shumë, në mënyrë që informaliteti të zvogëlohet, pasi që si dihet në Kosovë informaliteti është rritur dhe këtë e ka thënë edhe Banka Botërore se është deri në shkallën 38 për qind", potencoi ai.

Image

 

Dyshimet për rrjetet e kriminalizuara

I pakënaqur me gjendjen e tashme është shprehur edhe analisti Florim Rudhani, që ka qenë shumë kritik me veprimet e deritashme neglizhuese të të gjitha institucioneve shtetërore të Kosovës. Në veçanti ai është i irrituar në policinë, prokurorët dhe gjykatësit. Ai për gazetën "Kosova Sot" ka thënë se qeveria e re dhe Kuvendi i ri i Kosovës, do të duhej, që të organizohen dukshëm më mirë, sesa që ishin deri më tani. "Duhet të debatohet dhe të formohen grupe punuese, që do të mbikëqyrnin punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Drejtësisë, duke ndihmuar për të gjetur mënyrën më të mirë që të luftojnë mafio-bizneset, që përmes evazionit dhe kontrabandës i kanë bërë milionat dhe tashmë ata e kanë kapur shtetin", u shpreh ai. Sipas Rudhanit, këto mafiobiznese, duke kapur pushtetin dyshohet me të madhe se të njëjtët i kanë blerë policët hetues, prokurorët, gjykatës, nëpunës të lartë shteti etj. Të gjithë individë me peshë të lartë institucionale dhe të cilët janë futur në listat e pagesave mujore të këtyre mafio-oligarkëve të inkriminuar. "Ka dyshime të mëdha se këto biznese të pista këtë qëllim të tyre e kanë arritur me ndihmesën e politikanëve më të lartë dhe duke vepruar me metoda të nëntokës", u shpreh ai.

Image

 

Kuvendi i ri të mos rrijë duarkryq

Specialisti i integrimeve evropiane, Ardian Nokaj, thotë se po të ndaleshin kontrabanda dhe evazioni fiskal, që po e bëjnë mafio-bizneset, buxheti vjetor i Kosovës do të ishte më i madh edhe për 1.5 - 2 miliardë euro. Ai është i mendimit se Kuvendi i ri i Kosovës nuk është në gjendje ta bëjë këtë, por kuvendarët doemos duhet që të debatojnë dhe të formojnë grupe punuese, që duhet gjithsesi të merren me luftimin e krimit informalitetit. "Këto grupe parlamentare, që do të formoheshin, menjëherë do të duhej që të merren edhe me hetimet e parlamentarëve, që janë të dyshuar se mund të kenë qenë apo që janë involvuar dhe që janë të lidhur me mafio-biznesmenët, që po e vjedhin popullin çdo ditë", theksoi Nokaj. "Ministria e Financave duhet që më në fund të shkapet dhe të largojë këto grupe mafio-oligarkësh dhe të nëntokës, që janë të lidhura me ATK-në dhe Doganat, dhe më në fund duhet që po këto grupe punuese ta marrin mbi vete përgjegjësinë për punën ose mospunën e Doganave, me të vetmin qëllim që këto grupe mafio-oligarkësh mos të kenë më qasje në punën dhe aktivitetin e ATK-së dhe të Doganave", theksoi Nokaj.

...... Vazhdon 

Më gjerësisht lexoni numrin më të ri të gazetës Kosova Sot