Para betimit të presidentit të ri, Odeta Nishani ka një mesazh për të gjithë shqiptarët !

  • 24 July 2017 - 12:33
Para betimit të presidentit të ri, Odeta Nishani ka një mesazh për të gjithë shqiptarët !

Odeta Nishani, bashkëshortja e presidentit Bujar Nishani ka zgjedhur të falënderojë gjithë qytetarët që e kanë ndjekur dhe inkurajuar në rolin e saj si zonjë e parë e vendit.

Nëpërmjet një mesazhi në Facebook, Odeta Nishani, e cila që prej pasdites së sotme kur do të bëjë betimin presidenti i ri vend nuk do të mbajë më këtë status bën edhe një urim për gjithë shqiptarët.

Mesazhi

Të dashur miqtë e mi,

Në mbyllje të mandatit presidencial dua t’ju falenderoj thellësisht nga zemra që më keni ndjekur dhe inkurajuar këto vite në aktivitetet si Zonjë e Parë. Shumë prej jush i kam takuar, kemi biseduar nga afër për problematika dhe sfida në fusha të ndryshme të jetës. Në pamundësi për t’ju shtrënguar të gjithëve dorën sot dua t’ju uroj nëpërmjet fb, mbarësi në familjet tuaja, të jeni kontributorë të mirë në familje dhe shoqërinë tonë të përbashkët....miqësisht Odeta.

(Kosova Sot)