Një person i armatosur merr peng një grua me fëmijë, policia rrethon shtëpinë

  • 25 July 2017 - 11:15
Një person i armatosur merr peng një grua me fëmijë, policia rrethon shtëpinë

Një person me revole është duke e mbajtur peng një grua në Mançester, Britani të Madhe, pasi që e kishte ngujuar veten në një shtëpi.

Fqinjët në Pemberton Way, në Oldham, janë evakuuar teksa policia po tenton ta qetësojë personin e armatosur, shkruajnë mediat britanike.

Raportohet se një fëmijë dhe një foshnje ishin në shtëpinë e okupuar nga personi i armatosur kur policia u thirr rreth orës 3.15 të mëngjesit të sotëm, por tani ata janë jashtë shtëpinë dhe të sigurt, shkruan Manchester Evening News.

“Pak para orës 3.15 në mëngjes, policia u thirr dhe u raportua për një person të armatosur me revole e kishte mbyllur veten në një shtëpi në Pemberton Way Shaq, Oldham,” ka thënë një oficer i policisë.

(Kosova Sot)