Izraeli i heq detektorët metalikë nga xhamia në Jerusalem

  • 25 July 2017 - 11:17
Izraeli i heq detektorët metalikë nga xhamia në Jerusalem

Izraeli ka ha hequr sot detektorët metalikë nga pikat hyrëse të xhamisë së shenjtë në Lindje të Jerusalemit, pas protestave të mëdha të palestinezëve për shkak të instalimit të tyre javë më parë.

Kabineti i sigurisë i Izraelit votoi sot në mëngjes për t’i hequr dhe zëvendësuar detektorët me mjete tjera vëzhgimi më pak furacake.

Përleshje vdekjeprurëse ndodhen në Jerusalem pas instalimit të detektorëve, të cilët sipas palestinezëve ishin tentim i Izraelit për të ushtruar kontroll në vendin e shenjtë.

Ndërsa, Izraeli ka thënë se qëllimi i tyre ishte parandalimi i trafikimit të armëve në atë zonë.

Ato u instaluan pas vrasjes së dy policëve izraelitë më 14 korrik nga një arabo-izraelit i armatosur, për të cilin policia tha se i kishte fshehur armët në maje të kodrës së vendit të njohur për hebrenjtë si Tempulli Mount dhe për myslimanët si Haram al-Sharif.

Ndërkohë, sot zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu ka thënë se kabineti i sigurisë e ka pranuar rekomandimin e të gjitha organeve të sigurisë për ta ndryshuar inspektimin me detektorë metalikë në inspektim të sigurisë bazuar në teknologjitë e avancuara dhe mjete tjera.

(Kosova Sot)