Dy vëllezërit “Trump” vjedhin bankomatet në Itali, kamerat e sigurisë kapin çdo detaj (Video)

  • 25 July 2017 - 11:21
Dy vëllezërit “Trump” vjedhin bankomatet në Itali, kamerat e sigurisë kapin çdo detaj (Video)

Policia italiane ka arrestuar dy vëllezër të dyshuar për vjedhjen e disa bankomateve, derisa në fytyrë mbanin maska që përngjanin me fytyrën e presidentit amerikan, Donald Trump.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për vëllezërit Vittorio dhe Ivan Lafore, të moshës 26, përkatësisht 30 vjeç, të cilët kishin si cak vjedhjen e bankomateve në qytetin verior të Italisë, Torino.

Ndërkohë janë publikuar edhe pamje të marra nga kamerat e sigurisë që tregojnë pamjet nga holli i një banke, në njërën nga të cilat ata kanë kryer vjedhjen.

Në një deklaratë të policisë italiane thuhet se ata ishin frymëzuar nga filmi “The Jackal”, protagonisti i të cilit, i luajtur nga Bruce Willis, ndryshonte ngjyrën e makinës së tij për të mos rënë në duart e policisë.