Thaçi përkujton Enver Zymberin, thotë se 25 korriku shënon Ditën e Bashkimit të Kosovës

  • 25 July 2017 - 11:28
Thaçi përkujton Enver Zymberin, thotë se 25 korriku shënon Ditën e Bashkimit të Kosovës

​Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka përkujtuar përmes profilit të tij në Facebook, policin Enver Zymberi.

“Në çdo 25 korrik e kujtojmë me krenari heroin e pavarësisë, Enver Zymberin. Ai ra heroikisht në krye të detyrës, duke mbrojtur kushtetutshmërinë dhe sovranitetin e shtetit tonë”, ka thënë Thaçi.

Në 25 korrikun e 2011-s, Thaçi i printe Qeverisë së Kosovës, kur kishte dhënë urdhër që ROSU të shkelë në veri.

“Njësitë speciale të Policisë së Kosovës morën nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31 dhe kjo ishte edhe Dita e Bashkimit të Kosovës. Enveri do të kujtohet gjithmonë për guximin e dëshmuar në mbrojtjen e Republikës së Kosovës”, ka thënë Thaçi.

(Kosova Sot)