17-vjeçari nga Kavaja i vjedh portofolin kosovarit në Golem

  • 25 July 2017 - 11:47
17-vjeçari nga Kavaja i vjedh portofolin kosovarit në Golem

Një 17-vjeçar nga Kavaja me inicialet A . Ç., u arrestua nga policia pasi në Golem, përballë kompleksit “Hëna”, i ka vjedhur një shumë lekësh kosovar Sh. K.,55 vjeç.

Policia thotë përmes një njoftimi zyrtar se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 13.000 lekë të reja. 

Nga verifikimet rezulton se 17-vjeçari është edhe autor i një vjedhje tjetër. 

(Kosova Sot)