Plani për vrasjen e aktorit/ ‘Si është situata?’, SMS-të që tradhtuan atentatorin

  • 25 July 2017 - 11:57
Plani për vrasjen e aktorit/ ‘Si është situata?’, SMS-të që tradhtuan atentatorin

Duket se nuk ka asnje dyshim se atentati ndaj aktorit Mishel Prela ishte nje vrasje e porositur me pagese, që mbeti ne tentative.

Me poshte mund te lexoni mesazhet që atentatori i aktorit Mishel Prela, Shkelzen Buci shkembeu me bashkëpunëtorin në ngjarje Miklar Tola.

Policia ka sqaruar se vrasja e 31-vjeçarit Prela ishte porositur për hakmarrje nga Ervin Zallumi i cili kishte ofruar 80 mijë euro që të vritej aktori, ndërsa vrasjen e mori përsipër Shkëlzen Buci nga Peshkopia bashkë me tre të tjerë.

“Pas kontrollit që i është bërë automjetit me targa AA563FB është gjetur një telefon i tipit “Nokia” ngjyrë e zezë. Nga kqyrja e rubrikës së mesazheve të këtij aparati telefonik, në mesazhet e dërguara dhe të ardhur rezulton se janë të regjistruara tre numra telefonikë si 067****** regjistruar me Nr.22, numri tjetër 069******* regjistruar me shkronjat Xxx dhe numri tjetër 067****** me shkronjat Zzz”.

Mesohet se nga këto numra tek rubrika sms ka ardhur sms nga nurmi 067****** me kete tekst: “Te fadili urgjent”, datë 20.07.2017 ora 21:20.

Po në këtë datë ora 21”16 teksti “Hajde te pistonat”.

Po në këtë datë ora 21:13, eshte gjetur nje tjeter mesazh “Hajde për pazar shpejt”.

Gjithashtu nga numri i regjistruar me Xxx, ka ardhur një sms më datë 20.07.2017, ora 20:03 teksti “këtu jam”.

Me tej lexohet edhe nje mesazh me kete tekst: “si është situata’”

Këto lidhen ngushtësisht me dinamiken e ngjarjes dhe veprimet e autorëve. Gjatë këqyrjes së automjetit, ndër të tjera brenda tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale tampon steril, me mbetje biologjike, disa shishe plastike uji, kapele me ngjyrë, tri shami me ngjyrë të kuqe, shkop metalik me hapje, si ato që përdorin forcat e sigurisë, shishe plastike tjetër bosh, një portofol lëkure, një fletë hyrje lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes në emër të shtetasit D. Vrapi, një dëshmi aftësie dhe sende të tjera të sekuestruara në cilësinë e provës.

Në lidhje me të gjitha sendet e përmendura më lart, janë përpiluar vendimet e ekspertimit biologjik për profilimin e ADN-së, vendimet e ekspertimit daktiloskopik vlerësues, vendim ekspertimi teknik për armën e ftohtë, si edhe vendimi i ekspertimit kimik të lëndës së dyshuar si kokainë.

Ndërsa Gjykata e Tiranës ka dhënë masat për të përfshirët në këtë ngjarje:

Ervin Zallumi – arrest ne burg

Ervin Zyllumi

Shkelzen Buci – arrest ne burg

Trim Hidri – detyrim paraqitje

Ermir Tola – arrest ne shtepi me mbikqyrje elektronike

Miklan tola

(Kosova Sot)