Përmbyset në autostradë kamioni, shoferi shqiptar dërgohet në spital

  • 25 July 2017 - 12:28
Përmbyset në autostradë kamioni, shoferi shqiptar dërgohet në spital

Një aksident trafiku ka ndodhur në mes te krahinave e Lucca dhe Pisa. Një kamion i cili transportonte automjete bujqësore është përmbysur në autostradë, i cili ishte nisur për në drejtim te Livorno.

Mësohet se shoferi që e drejtonte ishte një shqiptar 40 vjeçar, dhe për pasojë është plagosur. Pas aksidenti ai është transportuar me ambulancë në spital e Cisanello, por nuk është në gjendje të rëndë për jetën.

Kaosi në autostradë papritmas shpërtheu në rreth 16.30, kur mjeti rrëshqiti pas përmbysjes dhe zuri më tej autostradën.

(Kosova Sot)