Lëndohen 11 persona nga shembja e ndërtesës në Indi

  • 25 July 2017 - 12:31
Lëndohen 11 persona nga shembja e ndërtesës në Indi

Së paku 11 persona janë lënduar gjatë shembjes së një ndërtesë pesëkatëshe që ndodhi sot në mëngjes në Mumbai, selia financiare dhe kulturore e Indisë.

Përfaqësuesi i shërbimit zjarrfikës D. Manjrekar deklaroi se 11 persona janë shpëtuar nën rrënoja dhe janë transferuar në spital.

“Ekipet e shpëtimit janë në terren dhe kërkojnë rrënojat nën të cilat druhet se ka ende persona të bllokuar”, tha Manjrekar.

(Kosova Sot)