Papa i shuan të gjithë 100 shatërvanët e famshëm

  • 25 July 2017 - 12:44
Papa i shuan të gjithë 100 shatërvanët e famshëm

Vatikani ka filluar t’i shuajë të gjithë shatërvanët e vet të famshëm për shkak thatësirës së zgjatur në shumë pjesë të Italisë.

Radio Vatikani ka thënë se vendimi është marrë në përputhje me mësimet e Papa Françeskut për mjedisin.

Papa i nxjerri në pak druajtjet e tij ekologjike në një enciklikë në vitin 2015, e cila denoncoi praktikat shkapërdarese si dhe nënvizoi rëndësinë e ujit të pastër të pijes.

Thatësira e zgjatur i ka goditur dy të tretat e tokës bujqësore dhe i ka kushtuar bujqësisë italiane rreth 2 miliardë euro.

Vatikani i ka rreth 100 shatërvanë dhe që të gjitha do të shuhen, përfshirë dhe ato në kopshtin e saj.

Zëdhënësi i Vatikani Greg Burke ka thënë për Reuters se kjo është hera e parë që ndonjëri mund ta mbajë mend një gjë të tillë.

Ai ka theksuar se vendimi për shuarjen e shatërvanëve për marrë për të shprehur solidaritet me Romën gjatë krizës.

(Kosova Sot)