Këshilltarët e LSI-së e thërrasin në dëgjesë për rritjen e ujit të pijshëm, Veliaj jep sqarime

  • 25 July 2017 - 19:07
Këshilltarët e LSI-së e thërrasin në dëgjesë për rritjen e ujit të pijshëm, Veliaj jep sqarime

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, pas kërkesë së bërë nga këshilltarët e LSI-së, në lidhje me kërkesën për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm ka zhvilluar një dëgjesë ditën e sotme në Këshillin Bashkiak.

Duke shpjeguar arsyet se përse duhet të rritet çmimi i ujit të pijshëm, Veliaj bëri me dije se kjo gjë bëhet në mënyrë që Bashkia e Tiranës të ketë mundësi për të investuar që Tirana brenda një periudhe 2-vjeçare të ketë 24 orë ujë të pijëshëm.

 “Orari i shërbimit ka qenë me 7 orë ujë kur e la Basha sot jemi me 13 orë. Maksimumi që kemi arritur të bëjmë është rritja me 85% e furnizimit me ujë. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër si të rrisim investimet. Shumica prej nesh kur hapim çezmën ka ujë. 90% e Tiranës nuk e kupton kur mungon uji sepse kanë depozitat. Zonat e tjera nuk mund t’i heqim depozitat se këto e sigurojnë 24 orëshin. Arsyeja pse nuk ndihet është sepse bëhet furnizimi i depozitave. Në Bovillë klorinim i parametrave evropiane. Në pallate dëmtohet cilësia e ujit në depozita. Pyetja është nëse duhet ta bëjmë 24 orë, dy janë mundësitë, ose të shpikim diçka që se ka bërë askush ose të shohim kush e ka shpikur rrotën. Dy janë shembujt, Korça dhe Pogradeci që e kanë 99 dhe 95 lekë.

Kur shkoi Korça nga 40 lekë në 99 lekë, kur do merrte një kredi nga KFË për rrjetin e ujësjellësit. Sot Korça nuk e ka problem ujin e pijshëm”, deklaroi Veliaj.

(Kosova Sot)