Reshiti: Taktizimi për më shumë pushtet

  • 25 July 2017 - 19:26
Reshiti: Taktizimi për më shumë pushtet

I bindur se në momentin më kritik, Pacolli do t'i bashkohet PAN-it është edhe analisti Ymret Reshiti. "Po. Ajo që i bashkon në këtë rast Ramush Haradinajn dhe Bexhet Pacollin është ambicia e tyre që me qenë në pushtet pa marrë parasysh se me cilin subjekt politik ose program politik. Kjo më shumë është marrëveshje taktike sesa" marrëveshje historike". Behgjet Pacolli me këtë ide vetëm po taktizon dhe po ia rrit pazarin partisë së tij në koalicion qeverisës me PAN-in. Marrëveshjet historike nuk bëhen për çështje teknike, por për çështje madhore. Në këtë rast nuk është çështje madhore formimi i Qeverisë së Kosovës, sepse nëse PAN-i nuk e formon Qeverinë janë dy partitë e tjera, LVV dhe LAA, që i kanë numrat e sigurt për formimin e Qeverisë, gjithsej 61 deputetë", është shprehur ai. " Nuk mund të jetë "marrëveshje historike" funksionimi i një Qeverie me mandat 1-vjeçar. Por, as nuk mund të jetë prioritet i një " marrëveshjes historike " as çështja e ndryshimit të Kushtetutës së Kosovës për të mundë- suar zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit të shtetit nga vota e qytetarëve dhe për shtim të kompetencave ekzekutive, duke ia zhveshur ato Qeverisë. Pas kësaj ideje fshihen ambiciet e "përhimëta" të Behgjet Pacollit dhe Hashim Thaçit", tha Reshiti për "Kosova Sot"

(Kosova Sot)