Kina mbron reagimin në incidentin me avionin amerikan

  • 25 July 2017 - 19:28
Kina mbron reagimin në incidentin me avionin amerikan

Kina mori në mbrojtje incidentin e së dielës midis dy avionëve të saj luftarakë dhe një aeroplani amerikan vëzhgimi mbi Detin e Kinës Lindore.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë thanë se një nga dy avionët luftarakë kinezë J-10 fluturoi me shpejtësi të madhe nën aeroplanin EP-3 të marinës amerikane, pastaj ngadalësoi shpejtësinë dhe i doli atij përpara, duke e detyruar ekuipazhin të bënte një manovër për të shmangur përplasjen.

Njëri nga avionët kinezë ishte i armatosur.

Në kohën e incidentit, aeroplani amerikan po kryente një mision vëzhgimi në ujërat ndërkombëtare 150 kilometra larg qytetit kinez Qingdao.

Ministria kineze e Mbrojtjes tha se veprimi i dy pilotëve të saj ishte “i ligjshëm, i nevojshëm dhe profesional".

(Kosova Sot)