Si u mësua një grua ta donte përsëri trupin e saj, përkundër sëmundjes?

  • 25 July 2017 - 19:30
Si u mësua një grua ta donte përsëri trupin e saj, përkundër sëmundjes?

Deri në moshën 26-vjeçare, Erin Goodwin ishte shpirti i çdo ndeje. I pëlqente noti, udhëtimet dhe i dukej se kishte arritur çdo gjë në jetë. Por, pas një sëmundjeje të papritur dhe të rëndë dhe pasi që u diagnostikua me kolit ulcerativ (UC), përnjëherë u ndalën planet e saj për të udhëtuar jashtë shtetit. Ajo thotë se i dukej sikur dikush ia kishte vjedhur jetën. Por, ajo shpejt e mori veten dhe u mësua si të jetonte me një qeskë jashtë barkut të saj (në bel).

Mjekët i treguan se duhej të operohej

Erin thotë se nuk priste që gjendja e saj shëndetësore të ishte serioze. Por, shumë shpejt filloi t'i humbte apetiti dhe të humbte në peshë. Pasi që kaloi një vit dhe gjendja e saj nuk vinte duke u përmirësuar, mjekët filluan të dyshonin se diçka serioze nuk ishte në rregull me të. Ajo u diagnostikua në vitin 2007, pasi që vetëm për një muaj kishte humbur 20 kile. Mjekët i treguan se duhej të operohej dhe, për sa të jetë jeta, duhej ta mbante një qeskë të jashtëqitjeve në belin e saj. Në fillim ky lajm e bëri atë që të qante nga dëshpërimi. Mirëpo, me kalimin e kohës, ajo filloi të pajtohej me gjendjen e saj dhe ta merrte jetën më shtruar. Ajo vendosi që të gjithë miqve dhe botës t'ua bënte me dije se kishte qeskën në belin e saj. Pasi që postoi fotot e saj me qeskë, kuptoi se kishte edhe shumë moshatarë të tjerë të saj me atë gjendje. Kjo i dha kurajë dhe forcë që të fillonte ta bënte një jetë sa më normale dhe aktive.

Çka është koliti ulcerativ?

* Koliti ulcerativ është një sëmundje kronike inflamatore e zorrës së trashë. * Kjo sëmundje është e lidhur ngushtë me një sëmundje tjetër inflamatore, të quajtur sëmundja Crohn. * UC prek njësoj si femrat, po ashtu edhe meshkujt.

(Kosova Sot)