‘Do të vras po s’u lidhe me mua’, si e kërcënonte 18-vjeçaren i riu nga Librazhdi

  • 26 July 2017 - 23:18
‘Do të vras po s’u lidhe me mua’, si e kërcënonte 18-vjeçaren i riu nga Librazhdi

Një vajzë adoleshente në Librazhd, është përndjekur dhe dhunuar nga një djalë i r Gjatë ditës së djeshme djali me inicialet A.L., 24 vjeçar, banues në Librazhd, ka përndjekur dhe goditur shtetasen O.L., 18 vjeçe.

Bazuar në deklarimin e së resë në portalin “infoelbasani”, prej disa kohësh 24- vjeçari e ngacmonte dhe përballë refuzimit të vazhdueshëm të saj e ka përndjekur deri sa e ka qëlluar. “Do të vras po nuk u lidhe me mua”, mësohet t’i ketë thënë ai teksa i ka dalë përpara në rrugë dhe më pas e ka qëlluar. Adoleshentja ishte gjimnaziste dhe nuk e njihte djalin i cili ishte fiksuar keq pas saj dhe e përndiqte, raportojne mediat lokale.

 (Kosova Sot)