Neziraj: Pushtetarët po zhvatin

  • 26 July 2017 - 23:36
Neziraj: Pushtetarët po zhvatin

Ish-deputeti Xhevdet Neziraj për gazetën "Kosova Sot" tha se niveli i investimeve në Kosovë në vend të rritjes së këtyre investimeve, sipas të dhë- nave nga institucionet e ndryshme ka stagnim dhe rënie të investimeve të huaja direkte që për ekonominë e lodhur të Kosovës do të ketë pasoja edhe më të mëdha, sepse vetëm me investime të huaja mund të zhvillojmë ekonominë, të zvogëlojmë papunësinë dhe varfërinë ekstreme në vend. "Duhet të harrojmë hapjen e vendeve të reja të punës me këta njerëz, të cilët janë duke udhëhequr si në nivelin qendror, ashtu edhe në nivelin lokal, për arsye se asnjë investitor nuk mund të investojë në vend, nëse nuk është i lidhur me njerëzit e politikës dhe nëse nuk japin ryshfet ndër tavolinë asnjë investitor nuk do të lejojnë në vend. Kështu ka ndodhur edhe me privatizim e të gjitha ndërmarrjeve dhe pronave tjera të shtetit", theksoi ai. Neziraj tha se po të analizosh ndërtimet, që janë duke u bërë në Republikën tonë asnjë ndërtim nuk bëhet, nëse nuk kanë lidhje me kryetarët dhe shefat e urbanizmit nëpër këto komuna, në shumë qytete të vendit ku shumë kryetar komunash kanë lejuar ndërtime në kundërshtim me planet urbanistike të qyteteve dhe përveç degradimit të qytetit për çdo ndërtim i vjen edhe era ryshfet. "Po t'i shohësh të gjithë kryetarët e komunave kanë banesa në qytetet, ku banojnë dhe ato banesa i bëjnë për një mandat të qeverisjes së tyre", u shpreh Neziraj.

 

(Kosova Sot)