Drejtësia trafikohet, krimi amnistohet

  • 27 July 2017 - 07:59
Drejtësia trafikohet, krimi amnistohet

I shte pritur me entuziazëm ardhja e misionit më të madh ndërkombëtar të drejtësisë dhe sundimit të ligjit nga BE-ja në Kosovë, i njohur me emrin EULEX, por si duket edhe ky mision ndërkombëtar sikurse ai i mëhershmi i UNMIK-ut ka rënë në "grackë" të pushtetarëve vendorë. Analistët janë të mendimit se ata nuk denjuan asnjëherë t'i hetojnë dhe gjykojnë rastet e rënda të krimit të organizuar të pushtetarëve, politikanëve të inkriminuar dhe mafiooligarkëve të bizneseve të pista e kriminale, edhe pse sa herë me pompozitet janë thirrur për zënien dhe gjykimin e të ashtuquajturve "peshqve të mëdhenj" të krimit për t'i vënë para drejtësisë, por që kjo nuk ka ndodhur dhe kësisoj në një farë mënyre misioni i EULEX-it e vë në dyshim vetë funksionin e vet si të pasuksesshëm në Kosovë. Ndaj së këndejmi ata e kanë shtruar edhe çështjen se a ka rënë qysh nga fillimi në gjumë edhe EULEX-i, një organizatë pra që erdhi me shumë punonjës e pompozitet, por aspak efektivë për ta luftuar krimin dhe korrupsionin, derisa Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila bashkë-udhëhiqet dhe mbahet llogaridhënëse nga EULEX-i nuk ia ka dalë të merret fare seriozisht me rastet e rënda të krimit të organizuar. Për atë se a po paguajnë para kot taksapaguesit evropianë për sistemin e drejtësisë në Kosovë, por edhe taksapaguesit kosovarë për prokurorët dhe gjyqtarët vendorë, të cilët dyshohet se shumica dirigjohen dhe kontrollohen nga mafio-politika, flet shkrimi në vijim.

Image

 

Rastet e rënda dështuan

Analisti Naim Kelmendi në një prononcim për gazetën "Kosova Sot" ka thënë se faktikisht trafikimi i drejtësisë në gjykatat dhe prokuroritë kosovare po ndodh me vite e që kjo bëhet në forma të ndryshme dhe e kontrolluar apo e ndikuar nga politika e inkriminuar, duke e degraduar kështu drejtësinë kosovare deri në atë masë, saqë qytetarët e kanë humbur besimin në këtë sistem të drejtësisë. Ndërsa sa i përket misionit evropian për sundim të ligjit në Kosovë, pra EULEX, siç tha për kaq vite që funksionon dhe vepron në Kosovë duket se jo gjithaq shumë ka bërë në drejtim të sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë, për më shumë kanë harxhuar miliardat për misionin e tyre, ndërsa në anën tjetër fare pak kanë bërë në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit."Pra nuk denjuan asnjëherë t'i hetojnë dhe gjykojnë rastet e rënda të krimit të organizuar të pushtetarëve, politikanëve të inkriminuar dhe mafiooligarkëve të bizneseve të pista e kriminale, edhe pse sa herë me pompozitet janë thirrur për zënien dhe gjykimin e të ashtuquajturve "peshqve të mëdhenj" të krimit për t'i vënë para drejtësisë, por që kjo nuk ka ndodhur dhe kësisoj në një farë mënyre misioni i EULEX-it e vë në dyshim vetë funksionin e vet si të pasuksesshëm në Kosovë", u shpreh ai. "Ndërkaq edhe sa i përket, drejtë- sisë kosovare në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, as që mund të flitet për ndonjë rezultat të theksuar në këtë drejtim, sigurisht se për rastet e rënda të krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë as që mund të flitet dhe as që pritet që të ndiqen apo të gjykohen nga kjo drejtësi, ngase shumica e prokurorëve dhe gjyqtarëve vendorë dyshohet se dirigjohen e kontrollohen nga mafio-politika të lidhur me mafio-oligarkët e bizneseve të pista, e që papërjashtimisht në përbashkësi përbëjnë krimin e organizuar e të sofistikuar në Kosovë", potencoi Kelmendi.

Image

 

 ......... Vazhdon 

Më gjerësisht lexoni numrin më të ri të gazetës Kosova Sot