Iu gjet kamioni me dru 'të paligjshëm', nis procedimi për 37 vjeçarin dibran

  • 27 July 2017 - 09:06
Iu gjet kamioni me dru 'të paligjshëm', nis procedimi për 37 vjeçarin dibran

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër në zbatim të Planit të masave për parandalimin dhe goditjen e prerjes së paligjshme të pyjeve, si dhe në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara për këtë qëllim, kanë evidentuar e goditur një tjetër rast për të cilin ka filluar procedim penal në gjendje të lirë, për shtetasin me inicialet H.L, 37 vjeç, banues në Selishtë, Dibër.

Procedimi penal ndaj këtij shtetasi ka filluar pasi në fshatin Blliçe, është kapur nga policia duke transportuar 6 metër kub lëndë drusore me automjetin kamion tip “IFA”, pa dokumentacionin përkatës.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësorë Dibër , për veprën penale “Prerje e paligjshme e pyjeve”.

(Kosova Sot)