Kapen 2 shqiptarë dhe 1 italian, 11.5 kg heroinë në makinë

  • 27 July 2017 - 10:09
Kapen 2 shqiptarë dhe 1 italian, 11.5 kg heroinë në makinë

Guardia di Finanza ka sekuestruar plot 11 kg e 500 gr heroinë në Foggia ku janë arrestuar tre persona, dy shqiptarë dhe një italian.Sipas mediave italiane janë arrestuar Alessandro Bonaventura, 38 vjeç nga San Severo dhe 2 shqiptarët Elio Jançe, 38 vjeç dhe Orges Tusha, 40 vjeç.

Të tre janë ndaluar në një bostbllok në autostradë mes Foggias dhe San Severo, ku ishin takuar bashkë. Në automjetin e 40-vjeçarit Tusha, të fshehur në një çantë shpine, policët e Guardia di Finanza kanë gjetur pakot e heroinës me një peshë totale prej 11.5 kg.

 (Kosova Sot)