​Izraeli i heq të gjitha masat e sigurisë nga vendi i shenjtë mysliman në Jerusalem

  • 27 July 2017 - 10:23
​Izraeli i heq të gjitha masat e sigurisë nga vendi i shenjtë mysliman në Jerusalem

Të gjitha masat e sigurisë të vendosura së fundi në hyrje të një vendi të shenjtë në Jerusalem, të cilat nxiten protesta të mëdha palestineze, janë hequr tashmë, njofton policia izraelite.

Liderët fetarë palestinezë u kanë bërë thirrje besimtarëve t’i japin fund bojkotit në kompleksin e xhamisë së shenjtë, Al-Aqsa, në Jerusalem.

Kangjellat dhe skelet janë hequr sot në mëngjes, dy ditë pasi u hoqën detektorët metalikë.

Kriza në këtë vend shpërtheu pas vrasjes së dy policëve izraelitë në këtë vend nga një arabo-izraelit para dy javëve.

Izraelit ka thënë se do të vendosë masa të sigurisë më pak furacake në gjashtë muajt e ardhshëm.

Që nga vrasja e policëve izraelitë më 14 korrik, në këtë vend ka pasur përleshje pothuajse ditore dhe protesta qëkur u patën vendosur detektorët metalikë.

Katër palestinezë u vranë dhe tre civilë izraelitë u theren me thikë për vdekje nga një palestinez i cili ka thënë se e bëri për t’iu hakmarrë veprimeve izraelite në këtë vend.

(Kosova Sot)