Kryegjyqtarit të Apelit, Mekaj, iu zu sekserja në zyrë

  • 22 July 2015 - 07:29
Kryegjyqtarit të Apelit, Mekaj, iu zu sekserja në zyrë

Skandali në Gjykatën e Apelit trondit drejtësinë 

Kreut të KGJK-së, Enver Pecit, i kërkohet të japë dorëheqje menjëherë për gjendjen në Gjyqësorin kosovar 

Burime nga Prokuroria e shtetit kanë bërë të ditur se kryegjyqtari i Apelit prej disa kohësh ka qenë nën vëzhgim nga organet hetimore, për të vërtetuar dyshimet e bazuara që ishin hedhur mbi të dhe punën e tij të paligjshme. Bëhet fjalë për një lëndë, që ndodhet në Gjykatën Themelore të Pejës. "Para se të mbaronte orari i punës ka ardhur policia dhe ka arrestuar kryetarin e Gjykatës së Apelit në Pallatin e Drejtësisë, mirëpo e kanë nxjerrë jashtë Gjykatës pa ia vënë prangat. Më tej është bastisur zyra e tij në Gjykatë, ku janë marrë të gjitha materialet që ndodheshin aty, së bashku me kompjuterin", ka thënë burimi në fjalë, duke shtuar se edhe V.G., e ndaluar me dyshimin për ryshfet, nuk është edhe aq e panjohur, pasi ka shërbyer si seksere e kryetarit të Gjykatës - Sali Mekaj

Arrestimi i kryetarit të Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj, ka tronditur themelet e sistemit të drejtësisë, ndërkaq nga ana tjetër ka treguar e dëshmuar rimëkëmbjen e Prokurorisë së shtetit, e cila më në fund sikur është zgjuar nga gjumi i gjatë dhe ka gjetur vullnetin dhe guximin për të luftuar me vepra konkrete krimin e organizuar dhe korrupsionin në rend të parë në sistemin e drejtë- sisë. Prokurorja e Prokurorisë Speciale, Drita Hajdari, ka firmosur urdhrin për ndalimin në afatin kohor të 48 orëve për kryegjyqtarin e Apelit më 20 korrik 2015. Ky urdhër është lëshuar për shkak të dyshimit të bazuar se kryegjyqtari Mekaj ka kryer veprat penale: "Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar", nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprës penale: "Ushtrimi i ndikimit", nga neni 431 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. "Po më 20 korrik 2015 është ndaluar edhe e dyshuara V.G., për të cilën ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale 'Dhënia e ryshfetit', nga neni 429 paragrafi 3, lidhur me nenin 31 'Bashkëkryerja', të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Lidhur me këtë rast prokurorja e rastit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka marrë aktvendim për fillim të hetimit", thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së shtetit... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)