Policia nuk e gjen identitetin e të vdekurit në autostradë, kërkon ndihmë nga qytetarët

  • 12 August 2017 - 22:24
Policia nuk e gjen identitetin e të vdekurit në autostradë, kërkon ndihmë nga qytetarët

Sot gjatë ditës një këmbësor është goditur nga  vetura në autostradën “Ibrahim Rugova”, i cili nga lëndimet ka ndërruar jetë menjëherë.

Policia ka dhënë detaje për këtë aksident, duke apeluar tek qytetarët që nëse e njohin të tregojnë, pasi që ende nuk po dihet identiteti i tij se kush është,

Ja njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës konfirmon se sot rreth ores 17:00, në autostradën ,, Ibrahim Rugova", në dalje Veriu-Prizren, ka ndodhur një aksident me fatalitet.

Dyshohet se një veturë ka goditur një këmbësor të gjinisë mashkullore, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjeksor.

Lidhur me aksidentin me pasoja fatale, Policia e Kosovës jep këto detaje të viktimës me qëllim të identifikimit të tij.

Mosha: 30-40 vjeqar,

Gjatësia: 165 cm,

Flokët: ngjyrë kafeje,

Sytë: e kaftë,

Veshja: farmerka të kaltërta, maicë ngjyrë hiri me vija të bardha, këpucë dhe qorapa të zeza.

Policia e Kosovës njofton dhe njëherit kërkon nga të gjithë qytetetarët se kushdo që ka informacione apo e njef personin me përshkrimin në fjalë të lajmrojë Policinë e Kosovës në stacionet më të afërta policore apo në nr.192. 

 (Kosova Sot)