Kadrijaj: Miliona euro po shpenzohen për dërgimin e një numri të madh pacientësh jashtë vendit

  • 12 August 2017 - 22:52
Kadrijaj: Miliona euro po shpenzohen për dërgimin e një numri të madh pacientësh jashtë vendit

Deputetja Time Kadrijaj nga AAK, deputete nga mandati i kaluar, ish-anëtare e Komisionit për shëndetësi, dhe deputete me mandat të fituar edhe në zgjedhjet e fundit theksoi se fatkeqësisht Ministria e Shëndetësisë, jo vetëm e mandatit të kaluar, por edhe në mandatet paraprake, nuk është marrë me këto tema dhe ato para po shkojnë jo vetëm nëpër qendrat shëndetë- sore të shteteve të tjera, por edhe brenda vendit nëpër institucione private shëndetësore, po ashtu në qendrat e tjera rajonale shëndetë- sore jashtë vendit si Shqipëri, Maqedoni, Turqi e Gjermani. "Janë miliona euro që po shpenzohen për dërgimin e një numri të madh pacientësh, prandaj ne kemi kërkuar që të gjitha ato shërbime, të cilat mund të mbulohen me kuadër të Kosovës, e nuk po funksionojnë, të riaktivizohen, në mënyrë që pacientët të njëjtët shërbime më lehtë e më lirë t'i marrin në Kosovë, pranë institucioneve shëndetësore të Kosovës", është shprehur ajo për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)