< Grapci: Nëse dëshiron që të mbijetosh, duhet doemos të lidhesh me të fortët - Lajme - Kosova Sot
Grapci: Nėse dėshiron qė tė mbijetosh, duhet doemos tė lidhesh me tė fortėt

Grapci: Nėse dėshiron qė tė mbijetosh, duhet doemos tė lidhesh me tė fortėt

Eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci, për "Kosova Sot" theksoi se në Kosovë ka perspektivë që të punohet dhe të hapet ndonjë biznes i ri, por duke e ditur klimën e rëndë ekonomike shumë nga ata që kanë qenë të interesuar në fund dorëzohen."Andaj shtrohet pyetja se përse po ndodh kjo dhe vlerësohet se kjo po ndodh për shkak se normat e kredive nëpër bankat tona komerciale janë shumë të larta, prandaj edhe njerëzit kanë frikë të rrezikojnë investimet, por nga ana tjetër është fakt që edhe nëse e hap biznesin dhe nëse dëshiron me pasë sukses dhe që të mbijetosh duhesh doemos që të lidhesh me të fortët e politikës, përndryshe nuk do të kalojë as gjysma e vitit dhe biznesi do të falimentojë", ka theksuar Grapci. Sipas Grapcit, kjo është një shenjë se ata që duan të merren me biznes nuk po shohin perspektivë në këtë vend, prandaj edhe nuk po interesohen që të hapin biznese të reja, aq më tepër kur ata e dinë se me çfarë klime të biznesit do të ballafaqohen ata që duan të përfshihen në biznes.

(Kosova Sot)

14 orë e 29 minuta më parë