Aksidenti tragjik/ Deputeti Rakipi kërkoi të shkonte në varrim, vëllai i viktimës: Ja çfarë ndodhi

  • 13 August 2017 - 15:37
Aksidenti tragjik/ Deputeti Rakipi kërkoi të shkonte në varrim, vëllai i viktimës: Ja çfarë ndodhi

“Panorama” mëson se deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi ka tentuar që të negociojë me familjen e viktimës së aksidentit që të shkojë në ceremoninë e varrimit.

Këtë gjë e konfirmon vëllai i Sait Sorrës.  Ai thotë se familjarët e deputetit Aqif Rakipi kanë tentuar të hyjnë në negociata që të marrin pjesë në ngushëllime e varrim, por deri tani nuk u kanë kthyer përgjigje.

“Ata na kanë sjellë fjalë, por ne ende nuk kemi pranuar asgjë. Duhet të konsultohemi fillimisht me njëri-tjetrin”, shprehet ai. Të afërmit thonë se nga i njëjti furgon nga ku ka zbritur Sait Sorra, kanë zbritur edhe dy kushërinjtë e tij.

Ata kanë kaluar në anën tjetër të rrugës, ndërsa Saiti nuk arriti të kalonte pasi u përplas për vdekje.

(Kosova Sot)