Ky është qyteti në Maqedoni ku ka rënë më së shumti shi - Lajme - Kosova Sot
Ky ėshtė qyteti nė Maqedoni ku ka rėnė mė sė shumti shi

Ky ėshtė qyteti nė Maqedoni ku ka rėnė mė sė shumti shi

Në 24 orët e fundit sasi më e madhe shiu ka rënë në Kumanovë, ku sipas matjeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike të Maqedonisë, janë regjistruar 22 litra në metër katror.

Sasi më të madhe të reshjeve ka pasur edhe në Shkup-Zajçev Rid 19 litra, në Shkup-Petrovec 11, në Berovë 8, në Kriva Pallankë 7, në Vinicë 5, në Dibër 3, në Gjurishte 2 dhe në Lazaropole 1 litër në një metër katror.

Nga DPHM informojnë se moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, veçanërisht në pjesën veriore të vendit.

Në disa vende do të ketë kushte për vranësira jostabile me shi të dendur dhe bubullima.

Vonë pasdite vranësira do të zvogëlohet dhe reshjet do të ndalojnë gjithandej. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar veriore.

Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 21 deri në 30 gradë. UV indeksi do të ketë vlerën 6.

Prej nesër vijon periudhë e motit stabil dhe më të ngrohtë. Temperatura e ditës do të jetë nën rritje graduale, por do të mbahet në kuadër të mesatares për këtë periudhë të vitit.

(Kosova Sot)

8 orë e 52 minuta më parë