Aksident pranë Urës së Matit, ka 4 të plagosur

  • 18 August 2017 - 07:54
Aksident pranë Urës së Matit, ka 4 të plagosur

Një aksident ka ndodhur në mbrëmje në afërsi të Urës së Matit, ku dy automjete janë përplasur.

Si rezultat i aksidentit janë plagosur 4 persona. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të gjetur shkakun e incidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak i përplasjes ka qenë një parakalim i gabuar i njërës prej makinave. Të plagosurit fatmirësisht nuk janë dëmtuar rëndë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 16-00, jemi njoftuar se në afësi të Urës së Matit, ka ndodhur një aksident rrugor.

Menjëherë shkuan shërbimet e policisë dhe grupi hetimor në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se në afërsi të urës së Matit, aksi rrugor Burrel –Klos, janë përfshirë në aksident dy automjete, mjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin B.G,  dhe mjeti tip "Audi", me drejtues shtetasin D.M.

Për pasojë janë dëmtuar lehtë dhe po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit dy drejtuesit e mjeteve dhe dy shtetas të tjerë pasagjer që udhëtonin ne këto mjete shtetasi O.B, udhëtonte në mjetin tip Audi,  dhe shtetasi Sh.S. udhëtonte në mjetin tip benz.

Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet të jetë parakalim i gabuar i njërit prej automjeteve.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

(Kosova Sot)