I moshuari nga Librazhdi bëhet tap, i vë zjarrin pyllit

  • 18 August 2017 - 10:04
I moshuari nga Librazhdi bëhet tap, i vë zjarrin pyllit

Policia e Librazhdit bën me dije se ka proceduar penalisht ditën e djeshme një 64-vjeçar, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin një pylli.

Mësohet se H.F., 64 vjeç banues në fshatin Xhyrë, në gjendje të dehur dyshohet t’i ketë vënë zjarrin një sipërfaqe pyjore ku janë djegur rreth 20 m2 shkurre dhe  ferra.

Pas hetimeve të para nga policia, çështja në fjalë i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr". 

(Kosova Sot)