Tmerr në Lushnje/ Burri masakron gruan me sende te forta, vdes në spital
Një ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Plug të Lushnjës, ku një burrë ka masakruar me sende të forta bashkëshorten e tij.
Bëhet fjalë për Tajar Kazanxhi 55 vjeç, që ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij në banesë, e cila është dërguar në spital dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore, por ka nderruar jete disa ore me pas.
Policia ka arrestuar menjëherë bashkëshortin pas ngjarjes. Nuk dihen shkaqet e konfliktit mes çiftit.
Burimet thone se ajo ishte qelluar me sepate nga i shoqi i saj.
Njoftimi i Policisë
Në datën 18.08.2017, rreth orës 18:15, në fshatin Plug, shtetasi Tajar Kazanxhi, 55 vjeç, në banesë ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, shtetasen Natasha Kanzanxhi, 51 vjeçe, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shendetësore në Spitalin Lushnje, e cila me pas humbi jeten.
Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje, autorin e dyshuar, shtetasin Tajar Kazanxhi Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarje.
(Kosova Sot)