Gashi: Anarkistët po i shkatërrojnë institucionet

  • 18 August 2017 - 22:13
Gashi: Anarkistët po i shkatërrojnë institucionet

Kryesuesi i grupit të këshilltarëve të LDK-së në Asamblenë Komunale të Prishtinës nga opozita, Agim Gashi, thotë se po të ishte lodhur populli nga këta qeveritarë do të votonte ndryshe dhe rezultatet e zgjedhjeve do të ishin në favor të një stabilizimi esencial, por ndodhi e kundërta. Sipas tij, u votuan ata të cilët pak më parë u bashkuan dhe bashkë me Listën Srpska e rrëzuan qeverinë, e cila veç, përkundër pengesave makabre, korri rezultate të konsiderueshme duke e rritur buxhetin, duke eliminuar borxhet, duke eliminuar aferat dhe duke rritur pensionet dhe duke marrë hapa të guximshëm në shpërndarjen e buxhetit në mënyrë harmonike dhe në përputhje me kërkesat qytetare. "Përkundër të gjitha këtyre rezultateve, këta njerëz arritën ta përmbysin vendin duke e çuar në zgjedhje të parakohshme dhe duke e futur vendin në një gjendje pa rrugëdalje. Tani këta anarkistë e kanë shansin prapë të vazhdojnë së bashku dhe ta formojnë qeverinë dhe të zgjedhin organet e tjera të shtetit. Këta janë PAN-istët dhe VV-istët dhe bashkë me Listën Srpska, që komandohet nga Beogradi. Rrugët qeverisëse që këto parti po i kultivojnë do të dërgojnë vendin edhe në kriza të reja, sepse anarkistët krijojnë mjegulli për të vepruar më lehtë. Kështu po vepron VV-ja edhe në Prishtinë. Arma kryesore e saj është propaganda dhe linçimi, gënjeshtra dhe mashtrimi. Ata për katër vite gënjyen dhe mashtruan, punësuan militantët dhe i partizuan institucionet e Komunës si asnjëherë më parë, ata vazhdimisht planifikuan keq dhe nuk arritën ta rrisin buxhetin e Komunës për asnjë cent, ata nuk ndërtuan asnjë shkollë dhe i dështuan me dhjetëra projekte të rëndë- sishme. Ka rrezik që prapë mund të votohen!!!!", potencoi për gazetën "Kosova Sot" kryesuesi i grupit të këshilltarëve të LDK-së në Asamblenë Komunale të Prishtinës nga opozita, Agim Gashi.

(Kosova Sot)