Asgjësohen 110 bimë kanabis sativa në Fushë-Krujë

  • 19 August 2017 - 10:39
Asgjësohen 110 bimë kanabis sativa në Fushë-Krujë

Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Zgërdhesh, Njësia Administrative Fushë Krujë, në vendin e quajtur “Kodra e Sallakut, policia e Durrësit bën me dije se ditën e djeshme janë zbuluar dhe asgjësuar me anë të djegies 45 bimë narkotike të dyshuara të llojit Canabis Sativa.

Lidhur me këtë ngjarje, policia sqaron se është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e A.S. 23 vjeç, banues në Krujë, i dyshuar si kultivues.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Mafsheq, Njësia Administrative Cudhi Krujë, në vendin e quajtur Mali Brret u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan me anë të djegies 65 bimë narkotike  të dyshuara të llojit Canabis Sativa. Policia po punon për identifikimin dhe  kapjen e autorit.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale" Kultivimi I bimëve narkotike".

(Kosova Sot)