Shpërthim me eksploziv në Vlorë, hidhet në erë makina e një 35-vjeçari

  • 20 August 2017 - 09:56
Shpërthim me eksploziv në Vlorë, hidhet në erë makina e një 35-vjeçari

Një makinë është hedhur në erë në orët e para të ditës së sotme në Vlorë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen ''Isa Boletini'', ku një automjet ka shpërthyer si rezultat i vendosjes së një sasie lënde eksplozive.

Mjeti tip ''Ford Focus'' me targa ''AA 818 KF'', ka qenë i parkuar dhe rezulton të jetë në pronësi të P.S., 35 vjeç, banues në Vlorë. Si pasojë e shpërthimit të mjeti nuk ka pasur dëme në njerëz, vetëm mjeti ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme.

Ndërsa, mësohet se grupi hetimor po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për identifikimin e kapjen e autorit/ve të kësaj ngjarje. 

(Kosova Sot)