Guraziu: Partitë dështuan në udhëheqjen e shtetit

  • 20 August 2017 - 11:11
Guraziu: Partitë dështuan në udhëheqjen e shtetit

Analisti politik, Ragip Guraziu tha për "Kosova Sot" se partitë politike kanë rënë në provim sa i përket udhëheqjes së shtetit të Kosovës, dhe duke u fshehur pas korrupsionit dhe ikjen e përgjegjësisë po bëhen koalicione që në fund po dalin ''shterpe'' dhe pa kurrfarë suksesi. "Bllokadat po vijnë mu nga ato subjekte politike që veç janë në pushtet,bile pas shpalljes se pavarësisë së Kosovës, ekonomia e Kosovës e ka marrë teposhtën kryengul, e udhëhequr nga mafiozët matrapazë", theksoi ai. Analisti Guraziu vlerëson se tani është koha e zgjedhjeve lokale në muajin tetor dhe këtu do t'u zbulohet fytyra atyre që e degraduan Kosovën dhe ekonominë kosovare, duke u korruptuar dhe duke keqpërdorur edhe me votat e qytetarëve dhe nuk pritet gjë e mirë nga këto parti politike, që janë të kapura mbas korrupsionit e krimit ekonomik, dhe kjo po i kushton shtetit të Kosovës. "Kjo do t'i kushtojë edhe në të ardhmen derisa të gjithë matrapazët të shkojnë prapa grilave dhe aty e meritojnë ta shijojnë jetën e tyre me të bëmat

(Kosova Sot)