E tmerrshme, vetura godet tri femra në Lipjan

  • 20 August 2017 - 11:45
E tmerrshme, vetura godet tri femra në Lipjan

Përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se të shtunën në fshatin Llabjan të Lipjanit, i dyshuari-mashkull për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës ka goditur me veturë tri këmbësore femra.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor në QKU.

Ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fsh. Llabjan, Novobërdë 19.08.2017-20:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe i njëjti përderisa ishte duke lëvizur me veturë dhe duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës , godet tre këmbësoret-viktimat femra K-Shqiptare. Viktimat kane pësuar lëndime trupore dhe te njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor ne QKUK-Prishtine. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes të shtuar në komunikacion. Bazuar në raportin e policisë vetëm gjatë ditës së shtunë kanë ndodhur 14 aksidente me të lënduar, 27 të tjëra pa të lënduar si dhe janë shqiptuar 1856 tiketa trafiku për kundërvajtësit në komunikacion.

(Kosova Sot)