Lutfi Haziri: Do ta largojmë PDK-në edhe nga zyrat e Kuvendit!

  • 20 August 2017 - 23:11
Lutfi Haziri: Do ta largojmë PDK-në edhe nga zyrat e Kuvendit!

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri përmes një shënimi në Facebook ka folur për kandidatin e PDK-së për kryetar kuvendit, Kadri Veseli.

Ai tha se LDK pos që ia rrëzoi PDK-së kandidatin për kryeministër, do ta largoj PDK-në edhe nga zyrat e Kuvendit.

Hairi ndërkaq nuk e ka thënë as edhe një fjalë për vendimin e sotëm të AKR-së, e cila ka autorizuar Pacollin që të zhbllokoj situatën politike në vend, edhe jashtë Koalicionit LAA.

Shënimi i plotë i Hazirit:

LDK nuk ka asnji obligim me e votue kandidatin që e ka projektue rrëzimin e qeverisë së LDK. Përkundrazi, ne e kemi rrëzue nga kandidatura për kryeministër të PDK dhe tash po ashtu kemi me largue nga zyrat e Kuvendit. Ata që i kërkojnë dy karrika, përfundojnë në mes (askund)! LH

(Kosova Sot)