Trafik i çmendur në Tiranë... rradha e makinave s’ka të mbaruar

  • 20 August 2017 - 23:20
Trafik i çmendur në Tiranë... rradha e makinave s’ka të mbaruar

Radhë të gjata automjetesh raportohen mbrëmjen e së dielës në Tiranë.

Kjo është ajo që po ndodh në një prej hyrjeve në kryeqytet pranë Liqenit Artificial në Unazën e Madhe. Radha e gjatë e automjeteve nuk lëviz fare dhe shumë nga drejtuesit i kanë fikur ato. 

Ata shprehen se kanë mbi 1 orë që nuk po hyjnë dot në kryeqytet. Policia nuk ka ende asnjë shpjegim për arsyet e këtij bllokimi.

(Kosova Sot)