E frikshme, tornado shfaqet shumë pranë detit

  • 20 August 2017 - 23:37
E frikshme, tornado shfaqet shumë pranë detit

Një tornado e frikshme është shfaqur rreth dy kilometra larg bregdetit në Kinë. Pamjet u filmuan nga një banor, dhe tregoi se gjithçka zgjati rreth 20 minuta.

Tornado u formua në arkipelagun e Detit të Verdhë përballë me gadishullin Liaodong.

“Kjo tingëllon si fundi i botës,” – thoshte djali që filmoi.

Por një meteorolog shpjegoi se kjo ngjarje është e rrallë pasi fenomene të tilla ndodhin mes muajve korrik dhe tetor duke zgjatur 5 minuta.

Sipas tij, këto tornado nuk janë të rrezikshme sepse ‘lindin dhe vdesin’ në det, duke mos prekur tokën e njerëzit.

(Kosova Sot)