Lirohen aktivistët e VV-së nga arresti shtëpiak

  • 22 August 2017 - 16:43
Lirohen aktivistët e VV-së nga arresti shtëpiak

 

4 aktivistët e Vetëvendosjes janë liruar nga mbajtja në arrest shtëpiak pas rreth 1 viti.

Në fund të seancës gjykatësi ka miratuar kërkesën e mbrojtjes dhe kështu Atdhe Arifi është liruar nga paraburgimi kurse Frashër Krasniqi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha nga arresti shtëpiak.

Atyre u është zëvendësuar kjo masë me paraqitje në polici.

(Kosova Sot)