Ky është njoftimi i LDK-së për kandidaturën në Prizren

  • 22 August 2017 - 16:52
Ky është njoftimi i LDK-së për kandidaturën në Prizren

Dega e Lidhjes Demokratike në Prizren ka marrë vendim për kandidimin e Hatim Baxhakut për kryetar të Komunës së Prizrenit

Në një njoftim për media, është konfirmuar propozimi për Kryetar të Komunës së Prizrenit, Hatim Baxhaku, ku thuhet se ai është besnik i secilës familjeje prizrenase.

"Qytetarë të Prizrenit, dashamirës dhe ju bashkëudhëtarë të idealit tonë të përbashkët, tanimë që po i afrohemi zgjedhjeve komunale te 22 tetorit, Dega e LDK-së në Prizren ka treguar respektin ndaj qytetarëve të saj duke ia propozuar për Kryetar komune, Dr. Hatim Baxhakun, mikun besnik të secilës familje prizrenase.

Ndërkohë, sot në mbledhjen e mbajtur në selinë qendrore të partisë, Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i përkrahur edhe nga e gjithë kryesia qëndrore e miratuan propozimin dhe vullnetin e degës së Prizrenit, për t'i dhënë besimin doktorit të nderuar Hatim Baxhakut si kandidat për të parin e Prizrenit.

Tani presim certifikimin nga KQZ të listës së kompletuar të kandidatëve për asamble dhe kandidatit për Kryetar dhe menjeherë do fillojë puna me qytetarët për diskutimin dhe prezentimin e alternativës më të mirë qeverisëse për Prizrenin 2017-2021.

Urime Prizren, e na priftë e mbara.

Shkëmbim Cikaqi

Zëdhënës LDK, Prizren.", është njoftimi i LDK-së në Prizren.

(Kosova Sot)