Ky është fjalimi prekës i Kadri Veselit në varrimin e Bajram Rexhepit

  • 22 August 2017 - 18:00
Ky është fjalimi prekës i Kadri Veselit në varrimin e Bajram Rexhepit

Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në fjalinë e tij lamtumirës për ish-kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi gjatë ceremonisë së varrimit tha se kjo nuk është hera e parë që po ngjitet në këtë kodër.

Ai tha se në këtë kodër është ngjitur sa e sa herë bashkë me Rexhepin për t’i varrosur dëshmorët e lirisë.

Ndërsa sot ai tha se gjenden aty për t’i dhënë lamtumirën e fundit vet doktorit, Bajram Rexhpi.

“Dhimbja është e madhe kemi humbur një njëri me vlera të mëdha, një politikanë të denjë. Kemi humbur mjekun që veshi uniformën e ushtrisë për të shëruar plagët e lirisë. Ishte shembull për të gjithë. Ne duhet ta ndjekim këshillin e doktor Bajramit se ky vend duhet të ecë përpara që të bëhet më i fortë. Ishte dhe do të mbetet simbol i qytetit tonë. Sa herë të përmend emri i tij dhe do të flitet edhe për emrin e ti, do të flitet edhe për Mitrovicë. Dhe sa herë të flitet për Mitrovicën tonë do të flitet edhe për Bajram Rexhepin. Ai do të mbetet monument në memorien e Kosovës se si të fitohet,të ndërtohet edhe të ruhet liria jonë”, tha Veseli.

(Kosova Spt)