Amerika sanksionon Kinën dhe Rusinë - për shkak të Koresë së Veriut

  • 22 August 2017 - 19:33
Amerika sanksionon Kinën dhe Rusinë - për shkak të Koresë së Veriut

Uashingtoni njoftoi sot se do të ndërmerrte sanksione kundër 10 organizatave dhe gjashtë individëve kinezë dhe rusë duke theksuar se këta të fundit kishin kontribuar në zhvillimin e programit bërthamor të Koresë së Veriut.

“Departamenti i Thesarit do të vazhdojë të rrisë presionin ndaj Koresë së Veriut duke shënjestruar ata që mbështesin zhvillimin e programeve bërthamore dhe balistike dhe duke i izoluar nga sistemi financiar amerikan”, theksoi sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin, cituar në një komunikatë.

“Është e papranueshme që individë apo ndërmarrje në Kinë, në Rusi apo gjetkë mundësojnë për Korenë e Veriut të gjenerojë të ardhura të përdorura për zhvillimin e armëve të shkatërrimit masiv”, shtoi ai,

(Kosova Sot)