Fluks turistësh në Rinas, mbi 11 mijë persona kanë hyrë në Shqipëri vetëm 12 orët e fundit

  • 22 August 2017 - 19:51
Fluks turistësh në Rinas, mbi 11 mijë persona kanë hyrë në Shqipëri vetëm 12 orët e fundit

Mbi 11 mijë turistë kanë hyrë në Shqipëri nëpërmjet aeroportit të Rinasit vetëm në 12 orët e fundit.

Shifra është bërë e ditur nga zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gent Mullai, i cili thekson se policia Kufitare e Rinasit, po punon me 9 sportele hyrjeje për të lehtësuar fluksin e turistëve.

Ditë e fundit ka pasur një shtim të turistëve që vijnë për të kaluar pushimet në Shqipëri, ndërsa policia Kufitare ka kaluar në shërbim të përforcuar për të përballuar fluksin.

(Kosova Sot)