Grepi i drejtësisë nuk “kap” peshqit e mëdhenjë (Video)

  • 23 August 2017 - 13:09
Grepi i drejtësisë nuk “kap” peshqit e mëdhenjë (Video)

Sistemi i drejtësitë në Kosovë reagon ndaj qytetarëve por jo edhe pushtetarëve. Peshqit e mëdhenj të politikës e pushtetit nuk guxojnë të ndiqen nga prokurorët e gjyqtarët, kështu që dëmet dhe abuzimet me paranë dhe asetet publike mbesin pa u ndëshkuar gjithherë. Të anketuarit e “Kosova Sot” thonë se drejtësia është e kapur dhe e ndikuar nga politika andaj i kemi punët kësisoji ku nuk ka arrestime të peshqëve të mëdhenjë.

Image

 

Xhevat Meha shprehet se Drejtësia heziton që të merret me peshqit e mëdhenj që janë në fakt krerët e rrjeteve të individëve të kriminalizuar të kontrolluar nga rrjeti i spiunëve të Serbisë në Kosovë.

Image

 

Ndërsa Reshat Salihu konstaton se Drejtësia heziton të merret me peshqit e mëdhenj ngase pushtetarët dhe ministrat janë pjesë e tyre në qeveritë e pasluftës, ndaj nuk akuzohen e këtu sipas tij ka ndikim politika.

Image

 

Për Samir Poterën Drejtësia është e kapur nga politika. “Pasi askush nga gjykatësit dhe prokurorët nuk ka guxim që të merret me peshqit e mëdhenj të skenës politike vendore”, është shprehur ai.

Image

 

Ndërsa Kadri Berisha thekson se kjo po ndodhë nga politizimi i tepërt i sistemit gjyqësorë sepse politika është e zhytur në krim dhe korrupcion dhe nga gjyqtarët dhe prokurorët mungon guximi.

 (Kosova Sot)