Këshilltarja e Bashkisë, pushime luksoze nga Franca në Miami

  • 23 August 2017 - 13:47
Këshilltarja e Bashkisë, pushime luksoze nga Franca në Miami

Arnida Çapi, me profesion avokate dhe njëkohësisht e angazhuar si këshilltare ligjore në Bashkinë e Tiranës, duket se ka bërë pushime mjaft të bukura këtë verë.

Dikur Çapi hidhte shumë foto seksi në rrjete sociale, ndërkohë që tani i jep më shumë rëndësi fotove disi më formale, të cilat duken si foto që i shërbejnë më së shumti angazhimeve të saj si profesioniste në fushën e drejtësisë. Por si vajzë e re dhe me linja shumë të bukura, natyrisht nuk mund t’i rezistonte tundimit për të publikuar foto në bikini. Nga Kana e Francës deri në Miami të SHBAva, këto janë disa nga destinacionet e kësaj vere të Arnidës. Si gjithmonë linjat e saj janë janë perfekte, por sërish nuk ka asnjë detaj më shumë se me kë i kalon pushimet avokatja bukuroshe.

screenshot-www.instagram.com-2017-08-22-11-41-11screenshot-www.instagram.com-2017-08-22-11-40-53

(Kosova Sot)