Kryediplomati austriak i ashpër me Erdogan: Ka tipare diktatoriale

  • 23 August 2017 - 13:53
Kryediplomati austriak i ashpër me Erdogan: Ka tipare diktatoriale

Austria konsiderohet si vendi më kritik ndaj Turqisë në BE. Edhe deklaratat e fundit të ministrit të Jashtëm austriak, Sebastian Kurz janë të forta.

Presindeti turk, Recep Tayyip Erdogan po "e zhvillon vendin e tij në drejtim të gabur dhe të rrezikshëm", ka thënë ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz për gazetën gjermane "Die Ëelt". Mënyra e tij e veprimit me kritikët, ata që mendojnë ndryshe dhe pakicat është "absolutisht e papranueshme". Konkluzioni i Kurz: "Presidenti Erdogan tregon definitivisht tipare diktatori."

Lidhur me anëtarësimin e Turqisë në BE, Kurz ka theksuar se "edhe pse Ankaraja synon një anëtarësim në BE deri në vitin 2023, kjo nuk do të ndodhë." Europianët janë të ndërgjegjshëm, se në vitin 2023 përkujtohet 100 vjetori i themelimit të republikës turke. "Por duhet thënë qartë: Ky vend po largohet gjithnjë e më shumë nga Europa, ndikimet ekonomike për të dy vendet do ishin të pakalkulueshme dhe përveç kësaj anëtarësimi do të strapaconte aftësitë integruese të BE-së."

Në një linjë me Merkel

Austria, sipas Kurz e mbështet pozicionin e kancelares Merkel që e refuzon "për momentin" zgjerimin e unionit doganor me Turqinë. "Ashtu siç shkelen aktualisht në Turqi vlerat bazë të demokracisë dhe të drejtat e njeriut, nuk është aspak realist unioni doganor me Turqinë", është shprehur Kurz, që ndodhet në fushatë elektorale për zgjedhjet parlamentare në Austri në tetor.

Qeveria në Ankara është mjaft e interesuar që të zgjerojë unionin doganor që ekziston nga viti 1996 edhe për produktet bujqësore, tenderat publikë dhe shërbimet. Turqia shpreson nga kjo më shumë rritje ekonomike.

(Kosova Sot)