I fejuari e rreh të fejuarën e tij, ajo pranon ndihmë mjekësore

  • 23 August 2017 - 13:56
I fejuari e rreh të fejuarën e tij, ajo pranon ndihmë mjekësore

Policia ka njoftuar se të martën në Fushë-Kosovë, një femër është sulmuar fizikisht nga i fejuari i saj, me ç’rast ka pranuar ndihmë mjekësore.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fushë Kosovë 22.08.2017-21:30.Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i fejuari i saj i dyshuari mashkull K-Shqiptar .Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot)