Barack dhe Michelle Obama i japin një lamtumirë emocionale bijës së tyre Malias, pasi ajo vendoset në konviktin e Harvard-it (Foto)

  • 23 August 2017 - 14:00
Barack dhe Michelle Obama i japin një lamtumirë emocionale bijës së tyre Malias, pasi ajo vendoset në konviktin e Harvard-it (Foto)

Malia u lejua të shkoj në kolegjin prestigjioz të Ivy League një ditë më herët, kështu që ish-Presidenti dhe Zonja e Parë mund të përfitonin nga eklipsi diellor, e të tërheqin sa më pak vëmendje që ishte e mundur, shkruan Mirror.

Barack dhe Michelle Obama i kanë dhënë një lamtumirë emocionale vajzës së tyre më të madhe, Malias, pasi e lëshuan që të shkojë në dhomën  e saj tek konviktet në Harvard.

19-vjeçarja u lejua që të shkonte e të akomodohej në kolegj një ditë më herët, gjatë eklipsit diellorë, kështuqë arritja e saj do të bënte sa më pak zhurmë që është e mundur.

Kur e përshëndetën, ishin të rrethuar nga rojat e Obamas, por prapëseprapë ata nuk arritën t’i fshehin emocionet e tyre.

Ata i mbuluan sytë e tyre me syze të diellit dhe ia mbanin njëri tjetrit dorën teksa po ktheheshin në veturat e tyre, pasi u siguruan se ajo u vendos në kolegjin e vjetër ku kishte mësuar edhe babai i saj.

Barak e ka pranuar se shpesh herë kur bëhet fjalë për familjen e tij ai emocionohet dhe i vendos syzet e tij pasi mendon se mund t’ia filloj të qajë.

Edhe në fjalimin e tij të fundit si president, Obama u shfaq dukshëm i emocionuar, kur ai e falënderoi Michellen për mbështetjen e saj, transmeton Gazeta Blic.

Ai i tha: “Michelle – për njëzet e pesë vjetët e fundit, ti nuk ke qenë vetëm gruaja dhe nëna e fëmijëve tanë, por ke qenë shoqja ime më e mirë.”

(Kosova Sot)