Adoleshentja var veten në garderobën e shtëpisë, tmerrohet vëllai (Foto)

  • 23 August 2017 - 14:59
Adoleshentja var veten në garderobën e shtëpisë, tmerrohet vëllai (Foto)

E lodhur nga mënyra se si të tjerët e trajtonin dhe nga pesha e saj fizike, një 14-vjeçare i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

Ajo është varur brenda garderobës në shtëpi, ndërsa në ditar ka shkruar pengjet e saj.

Charlotte Baron  në ditar përshkruante si do t’i bënte keq vetes dhe theksonte vazhdimisht se nuk i pëlqenin përmasat e saj.

Mes të tjerash ajo tregonte një rast specifik kur u shtrua në spital pas një periudhe të gjatë konsumimi pijesh alkoolike.

“Për pak vdiqa, isha kaq afër. Doja të harroja gjithçka. Doja vetëm të vdisja. Isha kaq afër, pse duhet të më shpëtonin, nuk dua të jem këtu. Pse nuk më lënë të vdes,” shkruhej në ditar.

Charlotte nga Rochdale, Manchester është gjetur pa jetë nga vëllai 20-vjeçar, që hapi dollapin për të gjetur një karikues. Policia gjeti gjithashtu dhe një mesazh dërguar një shoqes së saj ku shkruante: “Çfarë dreqin po ndodh me mua. Jam kaq frikacake.”

Charlotte ndiqte një shkollë katolike dhe thuhej se ishte një vajzë e ëmbël dhe kishte një lidhje shumë të afërt me gjyshen, por filloi t’i bëjë keq vetes kur ishte 12-vjeç.

Në një tjetër rast është dërguar në spital pas një mbidoze paracetamoli dhe për një periudhë iu nënshtrua terapisë, por pa rezultat.

(Kosova Sot)